Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar, mbrëmjen e së mërkurës, në Rostov-on-Don, që mendohet të jetë shkaktuar nga një dron kamikaz i lëshuar nga Ukraina i cili kishte si objektiv zyrat e shtabit të ushtrisë ruse, që ishin vizituar më herët dhe nga presidenti Putin.
Momenti i shpërthimit është regjistruar nga kamerat e sigurisë që tregojnë një kërpudhë të madhe zjarri e tymi që u shkaktua pas përplasjes së dronit.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, teksa u dëmtuan disa pallate dhe shumë makina të parkuara.
Zyrat e shtabit të ushtrisë në Rostov-on-Don janë vizituar disa herë që nga nisja e luftës nga presidenti Putin, ndërkohë që ishte pikërisht nga ky vend ku ish-lideri i Ëagner, Prigozhin nisi marshimin e tij drejt Moskës.
Rezidentët shprehen të shokuar nga ngjarja e mesnatës, e cila sipas tyre ndërpreu energjinë në 20 blloqe pallatesh. Ndërkohë që autoritetet kanë vendosur gjendjen e emergjencës në qendër të qytetit dhe kanë shtuar masat e sigurisë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…