Inteligjenca e mbrojtjes së Ukrainës së fundmi ka bërë një postim, në të cilin kanë paralajmëruar disa nga planet që ka Putin.
Sipas tyre, Putin dhe Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu po planifikojnë prerjen dhe shitjen e pyjeve të Ukrainës, raporton Gazeta Sinjali.
“Shteti pushtues planifikon shpyllëzimin masiv të pyjeve të Ukrainës. Kështu thuhet në letrën e ministrit rus të Mbrojtjes Shoigu ‘Për mundësinë e prerjes në tokat e mbrojtjes’, e cila i drejtohet personalisht Putinit”, thuhet në postimin e tyre.