Sot në mëngjes, trupat ukrainase dogjën një kolonë automjetesh të blinduara ruse pranë Hostomel, rajoni i Kievit, sipas mediave ukrainase.
Siç pretendojnë ato, këtë e dëshmon një video e mbrojtjes territoriale, shkruan Ukrinform.
“Trupat ukrainase djegën një kolonë automjetesh të blinduara ruse pranë Hostomel. Lavdi Forcave të Armatosura të Ukrainës! Lavdi Ukrainës!”, thuhet në mesazh.
https://www.youtube.com/watch?v=v6onMIsuy50&ab_channel=FMImagesAlbania
Mëngjesin e 25 shkurtit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës informoi se trupat e sulmit ajror të Forcave të Armatosura të Ukrainës po luftonin pranë Dymer dhe Ivankiv, rajoni i Kievit, ku një numër i madh i automjeteve të blinduara të rusëve kishin avancuar.
Mediat raportuan gjithashtu se rreth 56 automjete të trupave ruse po lëviznin nga Dymer drejt Kievit.
Për më tepër, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raporton se rusët nisën një sulm ajror ndaj njësive pranë qytetit të Kropyvnytskyi.