Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur ura në Kursk shkatërrohet.
Komandanti i forcave ajrore ukrainase, Mykola Oleschuk ka shpërndarë videon në Telegram, duke thënë se ishte pjesë e operacionit në rajonin rus.
Ai theksoi se pilotët ukrainas kanë goditur “urën e armikut”, pajisjet, qendrën logjistike si dhe furnizimet – që u hodhën në erë me precizitet të paparë.“Falënderim pilotëve dhe të gjithëve që u siguruan që ky operacion të ketë sukses”, ka shkruar komandanti ukrainas.
Pamjet u publikuan pasi mediat ruse që kontrollohen nga Kremlini, raportuan se ura mbi lumin Seym është shkatërruar nga ukrainasit.
Ky shkatërrim sipas rusëve ka vështirësuar evakuimin e civilëve.
According to Air Force Commander Mykola Oleschuk, Ukrainian pilots hit Russian strongholds which held equipment and were a route for supplies.https://t.co/z2kkVQ34ye pic.twitter.com/95c91YtH9U
— Sky News (@SkyNews) August 16, 2024