Luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Bakhmut mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.
Ushtria ukrainase është filmuar duke kryer një sulm të organizuar mirë – ku me helikopterët luftarakë që fluturonin shumë ulët, godisnin me raketë pozicionet e rusëve.
Derisa helikopterët po bombardonin, në tokë u jepnin mbështetje këmbësoria dhe mjetet e rënda si tanket dhe autoblindat që avanconin drejt pozicioneve të rusëve.
Pamjet ngjajnë shumë me filmat aksion të Hollywood-it, pasi vazhdimisht dëgjohen shpërthime dhe shkrepje të raketave e plumbave.
Videoja e publikuar më poshtë është postuar nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes, që me krenari vazhdimisht publikon pamje të tilla nga aksionet ushtarake.
Në anën tjetër, ushtria ruse sot sërish ka kryer sulme ajrore dhe nga deti mbi pozicionet e ukrainasve në Kiev. Kryetari i kryeqytetit ukrainas njoftoi se si pasojë e kësaj mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.