LAJME

Ben Blushi revoltohet me komentuesit: O idiotë, maskarenj, jeniçerë e karadyzenë, pse nuk ju pëlqen ajo që them unë?

Ben Blushi ka bërë një shkrim pas rikonstruksionit të filmit “Koncert në vitin 36”.

Dhe ndër të tjera, ai merret edhe me ata që e kritikuan për një shkrim të mëparshëm, të publikuar ditën e Krishtlindjes, ku Blushi shkruante se Zoti nuk ekziston dhe është një krijesë e njeriut.

Gjuha që ai përdor ndaj kritikëve, nuk është ajo e një shkrimtari dhe intelektuali, por e një njeriu rruge

“Shumë nga personazhet që ka krijuar babai dhe gjyshi im i gjej edhe sot nëpër rrugët e Shqipërisë.

“Një pjesë prej tyre i njoh ose i kam njohur dhe mund ti tregoj me gisht.

Ja nënprefekti, ja kryetari, ja beu, ja xhandari, ja berberi, ja guxhinjeri, ja qoftexhiu, ja delenxhiu, ja qelepirxhiu, ja sehirxhiu, ja dallaveraxhiu, ja kafexhiu, ja boxexhiu, ja hoxha, ja sharahoxha, ja bajga, ja sharabajga, ja sharësi, ja marrësi, ja lypësi, ja hypësi, ja rrufjani, ja shejtani, ja stani, kazani dhe satani.

Të gjithë janë gjallë sikur kanë dalë nga rekuizitat e pluhurosura të Koncertit. Tani që ky film u freskua me bojëra të cilësisë së lartë indiane, është edhe më kollaj të dallosh cilin dhe seicilin.

Këtë po mendoja edhe këto ditë kur për kënaqësinë time dhe kundër askujt, shkrova një tekst me titullin “Çfarë është Zoti” që e postova në faqen time në facebook, për të ndarë me njerëz që duan të lexojnë edhe kur nuk janë dakort me mua, bindjen se Zoti nuk është Krijues, por është Krijuar.

Me qindra e mijëra xhandarë fetarë, berberë që jetojnë për të prerë koka dhe jo flokë, idiotë që mendojnë se lufta me komunistët vazhdon, maskarenj që vjedhin shapka nëpër xhami, njerëz që vjedhin kryqe dhe i shesin për skrap, vullnetarë të dhunës dhe shpifësa me livando, fabulistë që jetojnë duke recituar syre nëpër synetllëqe intelektuale, karadyzenë që bëjnë dyzen nëpër seminare ku mësohet si të sillesh në varrim, jenicerë që përdorin thikën për të ndarë hënën në dy pjesë, kasapë që shesin pulën për shqiponjë,  jorganxhinj të përparimit që mbushin jastëqet e mendimit me hardhuca të fishkura, rraqexhinj që mbledhin citate nga profetët për të shkruarfletërrufe, duhanxhinj që mundohen të bëjnë re me tym, derdimenë që mbajnë poshtë rrogozit ku falen akrepa të helmuar, të gjithë këta u sulën në Koncertin tim për Zotin dhe aty morën karriget, thyen xhamat, corrën faqet, mallkuan, kërcënuan, vazhduan, plackitën, kakaritën dhe trokitën derisa shkitën dhe ronitën.

Njëlloj si te “Koncert në Vitin 1936”, këta njerëz marrin më shumë kënaqësi nga prishja e Koncertit sesa nga vetë Koncerti”, shkruan Blushi ndër të tjera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

52 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago