Ukrainasit valëvisin flamurin si shenjë se nuk i frikësohen pushtimit

Me qindra ukrainas valëvitën flamurin kombëtar dhe kënduan himnin për të treguar se janë të bashkuar dhe nuk frikësohen nga një pushtim i mundshëm rus.

Flamuri u ngrit në shkolla, spitale e shumë ndërtesa të tjera për të shënuar pikërisht ‘Ditën e Unitetit’, shpallur nga presidenti Zelensky.

Dita e Unitetit, Ukrainasit nuk i frikësohen pushtimit rus
Dita e Unitetit, Ukrainasit nuk i frikësohen pushtimit rus

Rusia filloi tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Ukrainën të martën, me argumentin se stërvitjet ushtarake kishin përfunduar.

Por Perëndimi këmbëngul se Rusia mund të pushtojë Ukrainën, pasi një ditë më vonë, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Rusia po shton ende trupat e saj në kufirin ukrainas.