Unaza e reperit legjendar amerikan Tupac Shakur, e cila është prej ari, rubini dhe diamante, është shitur në ankandin e Sotheby’s për më shumë se 1 milion dollarë.
Unaza e Tupacut është bërë artefakti më i vlefshëm hip-hop i shitur ndonjëherë në ankand. Është një unazë që Shakur e ka projektuar vetë dhe e ka mbajtur gjatë paraqitjes së tij të fundit publike më 1996 në Video Music Awards (VMA). Çmimi përfundimtar është tre herë më i lartë sesa ishte vlerësuar më parë.
Në unazë është gdhendur mbishkrimi “Pac & Dada 1996”, i cili i referohet fejesës së reperit dhe partneres së tij, aktores dhe modeles Kidada Jones, vajza e producentit amerikan Quincy Jones.
Unaza u krijua disa muaj pasi Tupac nënshkroi me Death Row Records, pasi kreu dënimin me tetë muaj burg. Është modeluar sipas kurorave të mbretërve mesjetarë evropianë. Unaza u soll në ankand nga kumbara e Shakurit, Yaasmyn Fula.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…