LAJME

“Unë do ta vras atë malokun”/ Detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Kavajë: Djali i Rexhës mbeti i plagosur me thikë

Gazetari Spartak Koka, në emisionin “Kjo Javë” foli për kriminalitetin në vend. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa ai u shpreh se ka pasur një rritje të ngjarjeve kriminale.

Gazetari Koka u ndal tek vrasja e dyfishtë në Kavajë, teksa ka dhënë edhe detaje të reja. Sipas gazetarit Koka, fëmija i Altin Rexhës, është plagosur me thikë dhe ka marrë katër qepje. Gjithashtu ai theksoi se familjarët e Rexhës dyshojnë se Gosa mund të jetë ndihmuar edhe nga dikush tjetër, dhe për këtë kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Spartak Koka: Ka pasur edhe konflikte të tjera. Iniciuesi i të gjithë konflikti është Armand Gosa. Një personazh problemat në qytetin e Kavajës, Armand Gosa ka arritur të lëvizë lirshëm. Altin Rexha, baba i dy fëmijëve që punonte në Kavajë, kishte marrë lejen e punës për të emigruar në Itali. Altin Rexha, apo njohur ndryshe edhe si Sali Rexha ka qenë me djalin kur Armand Gosa ka qenë duke e pritur. Gosa i ka zënë rrugën.

Ditën e fundit Armand Gosa shprehej tek njerëzit, ‘unë do ta vras atë malokun’. Tani strukturat kanë marrë dijeni lidhur me këtë ngjarje. Rexha duke e ditur se Gosa edhe pse kryente vrasje sërish shpëtonte i lirë. Në pamjet u pa edhe djali i Altin Rexhës.

Duke u ndjerë i kërcënuar dhe faktin se Gosa fut dorën në pjesën e brendshme ku kishte thikën, Altin Rexhën mbush pistoletën për vetëmbrojtjen dhe i ka thënë jam me djalin. Të dërgoj djalin në shtëpi dhe të sqarohemi. Por Edmond Gosa nuk është larguar.

Ka dyshime të forta se si ka mundësi është qëlluar 11 herë dhe familjarët e Altin Rexhë kanë dyshime se Edmond Gosa është ndihmuar edhe nga të tjerë. Problematika është edhe fakti se ambulanca ka ardhur me vonesë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

44 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago