LAJME

“Unë jam Habib Rexha”, publikohet video e 31-vjeçarit para vetëdorëzimit në polici

Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Kavajës.

Në këtë video të realizuar përpara se Habib Rexha t’u dorëzohet autoriteteve, 31-vjeçari shfaqet me babain e tij dhe thotë se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.

Habib Rexha: “Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”.

Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arian Gosën.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve. Habib Rexha u identifikua nga policia rreth 3 orë pas krimit dhe u shpall zyrtarisht në kërkim.

Ngjarja e rëndë, vjen më pak se dy muaj nga vrasja e Edmond Gosës, vëllait të Arian Gosës, i cili në fund të marsit, pas një sherri për motive banale, në një tjetër lagje të Kavajës, u konfrontua fizikisht me shtetasin Altin Rexha, vëllain e Habib Rexhës


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

24 orë ago