Çështjet fetare, sipas kryeministrit Edi Rama, nuk lidhen fare me vendimin e Shqipërisë për të strehuar mijëra afganë.
Në një intervistë për “CNN”, Rama tregoi se edhe brenda familjes së tij, anëtarët u përkasin besimeve të ndryshme.
Për këtë arsye, ai shtoi se kur flitet për afganët, duhet menduar që ata janë njerëz dhe jo etiketa.
Gazetarja: Shumica e popullsisë shqiptare është myslimane. Ky vend nuk është tejet fetar në vetvete. Ju jeni katolik. Jam kureshtare se cila është lidhja mes këtyre afganëve në vetvete, myslimanë që vijnë nga një regjim shtypës që rikthehet në Afganistan. Sa ndikim ka kjo te vendimi juaj dhe te përgjegjësia që ju ndjeni për t’i mikpritur ata?
Edi Rama: Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane. Dy fëmijët e mëdhenj janë ortodoks. Kemi një më të vogël që mund të zgjedh të jetë hebre, i takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, jo për etiketa që lidhet me ngjyrat, kulturën, besime. Edhe një herë ka të bëjë me njerëz që i besuan asaj çka ne i besuam asaj që i besuam për 30 vite më parë talibanizmit të kuq, ku i ikëm ferrit. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Europës. Nëse BE dhe SHBA nuk do të gjenden, duke u tërhequr, së paku ju detyrohemi t’i japim strehë. I detyrohemi. Jo vetëm për ta, por ka të bëjë me brezat e fëmijëve tanë. Si do të na shohin nëse i lëmë në balte këta njerëz? Çfarë do të ndodhë nëse predikojmë idealizmin dhe vlerat që kemi promovuar.”
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…