Policia e Kosovës më 28 maj të këtij viti në aksionin e saj kishte arrestuar edhe dy zyrtarë të UNMIK-ut në Kosovë.
Në mesin e tyre ishte rusi Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, pasi kishte vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte Njësia Speciale e Kosovës në veri.
Arrestimi i tij ishte pjesë e diskutimit të raportit të rregullt tremujor të KS të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë, i cili po mbahet sonte në Nju Jork.
Zahir Tanin, shef i UNMIK-ut, akuzoi autoritetet e Kosovës për arrestimin e dy zyrtarëve të misionit të OKB-së në Kosovë.
Ai tha se sipas një hetimi të brendshëm të KB, të dy oficerët nuk ishin të lidhur me asnjë prej krimeve, dhe se ‘ata ishin arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që ata e identifikuan qartë veten si zyrtarë të UNMIK-ut’.
“Ne gjithashtu kemi prova të përdorimit të tepërt të forcës”, tha shefi i UNMIK.
Tanin gjithashtu tha se Policia e Kosovës, pa autorizim, ndaloi një automjet të UNMIK-ut dhe arrestoi zyrtarë ndërsa ata ishin në detyrë zyrtare.
“Autoritetet e Kosovës duhet të hetojnë dhe t’i mbajnë përgjegjës autorët,” tha shefi i UNMIK, duke thënë se ai tashmë kishte diskutuar këtë me autoritetet e Prishtinës.
Ndryshe, Krasnoshchenkov më vonë ishte liruar dhe ishte larguar nga Kosova.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…