Ura e Kerçit nga Rusia në Krime, një simbol i pushtimit të Kremlinit të gadishullit jugor të Ukrainës, është goditur nga një shpërthim masiv në hapësirën që transporton trafikun hekurudhor.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë ruse dhe ato perëndimore.
Imazhet nga ura treguan një zjarr që përfshiu të paktën dy vagona hekurudhore nga një tren në urë, shoqëruar nga një kolonë e madhe tymi të zi.
Shpërthimi, për të cilin dëshmitarët thanë se mund të dëgjohej kilometra larg, ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës.
Kjo, ndërsa një tren po kalonte urën, megjithëse nuk dihej menjëherë se çfarë e shkaktoi.
Imazhet e mëvonshme u shfaqën gjithashtu se një pjesë e urës rrugore që shkon paralelisht me shinat e trenit ishte shembur.
Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit rus i tha RBC se një kamion u hodh në erë në urën e Krimesë, gjë që çoi në zjarrin e shtatë rezervuarëve të karburantit të trenit dhe në shembjen e pjesshme të dy hapësirave të makinave.
Ura është shumë simbolike për Rusinë dhe një rrugë e rëndësishme logjistike furnizimi për forcat ruse në Krime dhe në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia.
Hapësira hekurudhore është pjesë e një çifti urash paralele, që kalojnë ngushticën e Kerçit që lidh Krasnodarin në Rusi dhe Krimenë, e cila u ndërtua nga Rusia pas pushtimit dhe aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Rreth 19 kilometra e gjatë, ajo u inagurua nga presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2018, me urën hekurudhore që u hap dy vjet më vonë.