Ushtarët ukrainas hedhin koshere bletësh mbi rusët pasi u mbaruan granatat

Ushtria e Kievit ka krijuar një reputacion për zgjuarsi dhe improvizim, veçanërisht duke qenë pioniere në përdorimin e dronëve , por kjo mendohet të jetë hera e parë që trupat e saj kanë rekrutuar insekte në luftën e tyre kundër forcave të Vladimir Putinit.

Trupat ukrainase duket se kanë marrë një koshere bletësh dhe e kanë hedhur mbi ushtarët rusë të fshehur në një bodrum, pasi i kanë mbaruar granatat.

Telegraf ka postuar pamjet tw marr nga kanali Telegram, ku tregon një çift ushtarësh ukrainas në atë që duket të jetë rrënojat e një ferme të vogël në fshat në lindje të vendit.

Pamjet, me sa duket të marra nga një dron, tregojnë se ata kapin një koshere druri dhe e hedhin atë në atë që duket të jetë një bodrum në të cilin ishin fshehur trupat ruse.

“Pasi ushtrisë ukrainase iu mbaruan granatat, ata hodhën disa koshere bletësh në bodrumin e ushtarëve rusë”, thuhet në komentin e videos. Trupat ruse nuk dukej se u rishfaqën.

Taktika e pazakontë u përdor pranë qytetit të Pokrovsk , ku të dy palët kanë vazhduar të luftojnë njëra-tjetrën përgjatë vijës së frontit. Si Ukraina ashtu edhe Rusia u është dashur të improvizojnë armë dhe taktika ndërsa konflikti zvarritet.

Përdorimi i dronëve është një nga zhvillimet më të mëdha në fushëbetejë të luftës, me përdorimin e tyre vazhdimisht në zhvillim.

Muajin e kaluar, u raportua se ukrainasit tani po përdorin dronë si mjete shpërthyese të improvizuara, duke përsëritur rolin e luajtur nga bombat në anë të rrugëve në konflikte të tilla si Afganistani dhe Iraku.

 

Dronët po fluturojnë në pozicione pranë rrugëve dhe pistave, ku mund të mbeten të fshehur në bimësi.

Kur kalon një automjet armik ose autokolonë, ato shpërthehen.

Sanksionet tregtare të SHBA-së i kanë detyruar rusët të përdorin çipat kompjuterikë nga frigoriferët dhe pjatalarëse për të forcuar furnizimet e tyre ushtarake.

“Ne kemi raporte nga ukrainasit se kur gjejnë pajisje ushtarake ruse në tokë, ato mbushen me gjysmëpërçues që i kanë nxjerrë nga pjatalarëse dhe frigoriferë”, tha Gina Raimondo, sekretarja e tregtisë e SHBA-së në atë kohë, në një seancë dëgjimore në Senat në vitin 2022.

Zyrtarët ukrainas thanë se kur kapën tanket ruse, zbuluan pjesë nga pajisjet shtëpiake, të përdorura me sa duket si zëvendësues të komponentëve që Moska nuk mund të importonte më.