Gruaja e një ushtari të Regjimentit “Azovstal”, fabrikës së çelikut në Mariupol tha gjatë një konference për shtyp se burrat e bllokuar në fabrikë kanë humbur shpresat dhe po përgatiten për një betejë përfundimtare.
“Ata mezi dalin në sipërfaqe, shkojnë vetëm në male për të gjetur ushqim dhe ujë. Shumicën e kohës ata ulen në bunkerë, janë pesimistë, sepse nuk ka pothuajse asnjë shpresë shpëtimi. Po përgatiten për betejën e fundit sepse nuk besojnë në një zgjidhje diplomatike”, tha ajo sipas raportimeve të UNIAN.
Që nga fillimi i luftës, janë vrarë 27,400 rusë
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, viktimat ruse janë raportuar të jenë rreth 27,400 që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë.
Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, janë vrarë 27.400 ushtarë si dhe janë shkatërruar 200 avionë, 164 helikopterë, 1220 tanke, 89 sisteme antiraketë; 2958 mjete të blinduara; 195 raketahedhës të shumëfishtë; 13 anije; 555 sisteme artilerie, 416 dronë dhe 95 raketa lundrimi.