Fatkeqësisht, të rinj çeçenë po humbasin gjithnjë e më shumë jetën e tyre në agresionin rus kundër Ukrainës. Edhe pse Ramzan Kadyrov bën gjithçka për të fshehur informacionin për vdekjen e luftëtarëve të tij, video tronditëse si këto nga Mariupoli publikohen çdo ditë në rrjetet sociale.
Analistët e pavarur çeçenë kanë vënë re një fenomen shumë të rrezikshëm që tregon se propaganda ruse dhe perëndimore përdorin pjesëmarrjen e luftëtarëve të Ramzan Kadyrov dhe promovimin e tyre mediatik në luftën e Ukrainës për të hedhur të gjithë fajin për krimet e kryera në Ukrainë.
“Ne jemi dëshmitarë të propagandës pro-Kremlinit në Perëndim që kryejnë punë informative për të pastruar Putinin dhe rusët në përgjithësi nga gjenocidi ndaj civilëve të kryer në Ukrainë. Ata e gjetën fajtorin tek luftëtarët e Kadyrov-it, përmes të cilëve po përpiqen të fajësojnë gjithë popullin çeçen”, tha një nga blogerët më me ndikim çeçen, Hasan Halitov.