Anton Andreev, ushtar rus nga regjimenti i 1009-të, ka dhënë një pasqyrë reale të ofensivës ruse në rajonin verior të Ukrainës, përkatësisht në Kharkiv.
Ai pranoi pa ngurrim se njësia e tij është shkatërruar, ku vetëm 12 ushtarë janë akoma gjallë nga 100 sa ishin në fillim.
Ata gjetën vetën nën shkëmbim zjarri të vazhdueshëm nga ukrainasit që i godisnin edhe më dronë në Vovchansk, objekti primar i Rusisë në atë rajon.
“Ata thjesht na copëtuan. Na dërgojnë nën breshërinë e plumbave të mitralozave, të sulmeve me dronë, thjesht na përdorin si mish. Komandantët vetëm bërtasin përpara dhe përpara”, tha Andreev në një video-mesazh.
Luftimet janë ndezur pranë qytetit të Kharkiv që kur trupat ruse kaluan kufirin për të hapur një front të ri më 9 maj.
Në javën e parë të ofensivës, trupat ruse kapën rreth 99 milje katrorë të territorit ukrainas – disa nga përfitimet e saj më të mëdha në 18 muaj – duke ngritur pikëpyetje serioze në lidhje me aftësinë e Kievit për të mbrojtur veten.
Por Ukraina ka qenë në gjendje të stabilizojë frontin, duke zbutur frikën e menjëhershme në perëndim se Moska mund të jetë në gjendje të rrethojë Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…