Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj Bokës në Gjakovë. Disa mira trupar të ushtisë amerkian kanë nisur zbarkimin e njësive të tyre,

Poligon ushtarak në Babaj Bokës në Gjakovë do të jetë konak i një organizimi ushtarak me përmasa botërore nga 25 maji deri më 6 qershor.

Kjo pasi Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë “Defender 2025”.

Në këto data, 29 vende me 25 mijë trupa do të realizojnë stërvitje shumëkombvëshe e cila udhëhiqet nga ushtria amerikane.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi tregon se ky ushtrim ka për qëllim të tregojë fuqinë e ndërveprimit të shteteve shumë-kombëshe në një ushtrim të përbashkët.

Për ne pjesëmarrja në këtë ushtrim ndërkombëtar është i një rëndësie të veçantë për shkak se nëpërmjet këtij ushtrimi ne do të mund të demonstojmë kapacitetet luftarake të FSK-së për mbrojtje të territorit, por gjithashtu të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.

Meqenëse është ushtrim shumëkombësh është edhe një mundësi shumë e mirë që pjesëtarët tanë të ngrisin edhe kapacitetet e tyre dhe shkathtësisë sa i përket ndërveprueshmërisë në operacione të tilla shumëkombëshe, ka thënë Gashi