Marina Yatsko, së bashku me burrin e saj, Fedor, shkuan me urgjencë në spital të premten pasi djali i saj 18-muajsh, Kirill, u plagos nga një granatim në Mariupol, Ukrainë.
Fotografi i Associated Press, Evgeniy Maloletka kapi skenën ndërsa punonjësit e mjekësisë përpiqeshin furishëm t’i shpëtonin jetën djalit.
Ai nuk mbijetoi. Qyteti kyç i Mariupolit është nën rrethim nga forcat ruse të vendosura për të forcuar kontrollin e tyre në Ukrainë.
Të shtunën, zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë për bombardimin e qytetit dhe korridoreve civile jashtë tij, pavarësisht marrëveshjes së vetë Rusisë për të armëpushim të përkohshëm, shkruan CNN.