BREAKING NEWS

Ushtria ukrainase publikon shifrat e fundit të ushtarëve të vrarë rusë

Ushtria e Ukrainës ka publikuar shifrat e fundit të ushtarëve rusë të vrarë në 13 ditë luftë. Sipas të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të forcave ushtarake ukrainase mbi 12 mijë ushtarë rusë janë vrarë dhe 303 tanke janë shkatërruar.

Sipas këtyre të dhënave, ushtria ukrainase ka shkatërruar 80 helikopterë dhe 120 sisteme të artilerisë.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë sot në ditën e 13-të.

Granatimet e ushtrisë ruse vazhdojnë të pengojnë evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara: Kiev, Mariupol, Sumi dhe Harkiv, thotë Ukraina.

Mediat shtetërore ruse thonë se ushtria ruse është e gatshme t’i rihapë korridoret humanitare.

Ukraina ka refuzuar të hënën propozimin rus për largimin e civilëve, pasi shumë nga rrugët e evakuimit çonin vetëm në Rusi ose në aleatin e saj – Bjellorusi.

Rundi i tretë i bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës përfundoi të hënën me pak marrëveshje. Rundi i katërt pritet të zhvillohet sot.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të takohen këtë të enjte në Turqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

9 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

11 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

16 orë ago