Një komandant ukrainas në Mariupol i ka bërë thirrje direkt Elon Musk të mërkurën, duke i kërkuar njeriut më të pasur në botë që të ndërhyjë në emër të atyre që janë bllokuar nga forcat ruse në kontrollin e qytetit jugor.
Lufta tre-mujore ka shkatërruar portin strategjik, ku ukrainasit kanë mbajtur një xhep rezistence nga brenda fabrikës së çelikut Azovstal pas disa javësh beteje të përgjakshme.
Serhiy Volyna, komandanti i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare, tha se ai krijoi një llogari në Twitter me qëllimin e vetëm për të kontaktuar Musk.
“Njerëzit thonë se ju vini nga një planet tjetër për t’i mësuar njerëzit të besojnë në të pamundurën. Planetet tanë janë pranë njëri-tjetrit, pasi unë jetoj aty ku është pothuajse e pamundur të mbijetosh. Na ndihmoni të dalim nga Azovstal në një vend ndërmjetësues. Nëse jo ju, atëherë kush?”, shkroi Volyna në Twitter.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…