Kërkesa e lartë në treg dhe çmimi i favorshëm i vajit të ullirit kanë nxitur fermerët e fshatit Frakull në Fier të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella me ullinj.
Të tillë janë edhe vëllezërit Neim e Dashamir Troka që vit pas viti kanë zgjeruar sipërfaqet e mbjella me ullinj duke zotëruar tani 5 hektarë, të certifikuar si organike.
Vaji i ullirit i prodhuar në Frakull tregtohet në Itali, SHBA dhe Kanada, por Dashamiri thotë se për të ruajtur standardet dhe për të zgjeruar eksportin, është thelbësore që edhe fabrikat e përpunimit të vajit të jenë të certifikuara.
Fermerët e Frakullës kultivojnë mbi 260 mijë rrënjë ulliri në një sipërfaqe prej 650 hektarësh dhe kanë arritur të eksportojnë produkte bio në tregjet ndërkombëtare.