Një vajzë gjashtë vjeçare është detyruar të martohet me një burrë 55-vjeçar pasi babai i shiti në këmbim të një dhie në Afganistan.
Dhëndri Seyed Abdolkarim dhe babai i vajzës, janë arrestuar pas të afërmit shprehën shqetësimin për martesën.
Sipas babait, i cili besohet se në këmbim të vajzës, kishte marrë edhe oriz, qaj sheqer dhe vaj, familja ka nevojë për ushqim dhe është detyruar ta shesë vajzën për të pasur më pak njerëz që t’i ushqejë në familje.
Ai gjithashtu ka insistuar se dhëndri ishte betuar se nuk do të kryente marrëdhënie me vajzën derisa ajo të mbushte 18 vjet.
Pas dasmës, Abdolkarim raportohet se e ka marrë vajzën nga shtëpia e një të afërmi në lagjen Firozkoh të provincës Ghor, duke pretenduar se ajo ishte vajza e tij, raporton Daily Mail.
Të afërmit kanë alarmuar autoritetet, duke u arsyetuar se Abdolkarim po e zhvishte vajzën gjatë natës.
Abdolkarim më vonë kishte pranuar se vajza e vogël nuk ishte e bija, por gruaja e tij, pasi siç pretendonte ai, babai i saj ia kishte dhënë në këmbim të dhisë
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…