BOTA

Vajzat afgane protestojnë në Kabul kundër mbylljes së shkollave

Duke brohoritur “hapni shkollat”, dhjetëra vajza dhe gra protestuan në kryeqytetin afgan të shtunën kundër vendimit të talibanëve për të mbyllur shkollat e tyre të mesme vetëm disa orë pas rihapjes së tyre.

Mijëra vajza të gëzuara anembanë Afganistanit ishin nisur në shkolla të mërkurën (23 mars) – datën kur Ministria e Arsimit kishte caktuar për rifillimin e orëve.

Por vetëm disa orë më vonë, ministria njoftoi për një ndryshim tronditës duke mbyllur shkollat.

“Hapni shkollat! Drejtësi, drejtësi!” brohoritnin protestueset të shtunën, disa duke mbajtur libra shkollorë derisa u mblodhën në një shesh të qytetit në Kabul.

Ato mbanin pankarta ku thuhej: “Arsimi është e drejta jonë themelore, jo një plan politik”, derisa marshuan për një distancë të shkurtër dhe më vonë u shpërndanë pasi luftëtarët talibanë mbërritën në vendngjarje.

Protesta ishte e para e mbajtur nga gratë në javë pasi talebanët mblodhën drejtuesit e demonstratave fillestare të mbajtura pasi talibanët u kthyen në pushtet në gusht.

Talibanët nuk kanë dhënë një arsye të qartë për vendimin e tyre, i cili erdhi pas një takimi të martën vonë të zyrtarëve të lartë në qytetin jugor të Kandaharit.

Vajzat afgane të shkollave të mesme tani janë jashtë bankave për më shumë se shtatë muaj.

“Talibanët nuk mund të shtypin gratë e Afganistanit,” tha Laila Basim, një protestuese.

Që nga kthimi në pushtet i talibanëve më 15 gusht, shumë gra janë përjashtuar nga puna në qeveri, janë ndaluar të udhëtojnë vetëm dhe janë urdhëruar të mbulohen.

Talibanët kishin premtuar një version më të butë të sundimit të ashpër islamist që karakterizoi qëndrimin e tyre të parë në pushtet nga viti 1996 deri në 2001.

Por shumë kufizime janë vendosur megjithatë, nëse jo në nivel kombëtar, atëherë zbatohen në nivel lokal sipas dëshirës së zyrtarëve rajonalë.

Disa gra afgane fillimisht kundërshtuan talibanët, duke mbajtur protesta të vogla ku kërkuan të drejtën për arsim dhe punë.

Por talibanët shpejt i mblodhën krerët duke mohuar se i kishin arrestuar.

Që nga lirimi i tyre, shumica kanë heshtur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

4 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago