Adriana Matoshi dhe partneri i saj 19 vite më i vogël Keith Oëen Groeneveld, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ata janë përfolur shpesh për shkak të diferencës në moshë por dashuria u vërtetua akoma më shumë kur Keith qëndroi pranë Adrianës teksa ajo po luftonte për herë të dytë me tumorin.
Pa bërë shumë bujë, ata hoqën njëri-tjetrin në rrjete sociale ndërsa kanë hequr edhe imazhet me të cilat dëshmonin se historia e tyre i kalonte paragjykimet.
Por e vërteta qëndron se familja e futbollistit, si dhe miqtë e tij nuk kanë qenë dakord me këtë lidhje.
Diferenca në moshë, angazhimi i Adrianës si nënë e divorcuar me 4 fëmijë, duket se është bërë shkak që familja e Keith mos ta pranojë këtë histori dhe pas rreth 2 vitesh kanë vendosur t’i japin fund raportit. Por duket se edhe për të afërmit dhe miqtë e Adrianës, kjo lidhje ka hasur në kundërshtime e paragjykime.
Në një intervistë, Keith tha se patën arsyet e tyre për tu ndarë ndërsa shtoi: “Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…