BOTA

Valencia/ Parkimi 5700 vendësh i qendrës tregtare mund të jetë kthyer në “varrezë masive”

Frika se një parkim nëntokësor në një qendër tregtare në Valencia mund të jetë kthyer në një “varr masiv” pas përmbytjeve, ka mbërthyer autoritetet spanjolle.

Pamjet e hyrjes së përmbytur të parkimit nëntokësor të makinave në qendrën tregtare “Bonaire” në Aldaia, pranë Valencias, kanë ngjallur frikën se zjarrfikësit do të gjejnë një numër të lartë njerëzish të vdekur brenda automjeteve kur të nxjerrin ujin.

Shkallët lëvizëse të qendrës “Bonaire” që të çojnë në parkimin 5700 vendësh të makinave janë kthyer në një kosh masiv me mbeturina të sjella nga rrjedha e ujit dhe ajo që dikur ishin dyqane dhe restorante tani është vetëm baltë dhe ujë i ndenjur.

Punëtorët në qendër janë parë më parë duke përdorur aparate zjarri për t’i shpëtuar dëshpërimisht dyqaneve të katit përdhes pasi u bllokuan nga uji që u arriti deri në bel. Grabitësit sakaq përfituan nga përmbytjet të martën për të plaçkitur dyqanet atje.

Në të gjithë vendin janë arrestuar 64 persona për plaçkitje, me pesë burra të akuzuar për grabitjen e një dyqani bizhuterish të përmbytur, raporton El Pais.

Numri i njerëzve që mbetën të vdekur nga përmbytjet shkatërruese në rajonin pranë detit Balearik është rritur nga 207 në 211 – dhe pritet të rritet shumë më tepër pasi 2000 njerëz rezultojnë ende të zhdukur.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi të shtunën se 5,000 ushtarë do të vendosen në terren, duke çuar në 7 mijë trupa në total të angazhuar në operacione shpëtimi dhe pastrimi në rajonin e Valencias.

5000 policë do të vendosen gjithashtu në zonat e goditura nga përmbytjet, si dhe një anije e marinës spanjolle për të akomoduar helikopterët.

“Po flasim për dislokimin më të madh të forcave të sigurisë shtetërore dhe trupave të forcave të armatosura që është bërë ndonjëherë në vendin tonë në kohë paqeje”, tha Sanchez teksa iu drejtua popullit me një videomesazh.

 

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago