E mbijetuara e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka rrëfyer në emisionin Frontal momentin që ajo thotë se është ngjarja më e tmerrshme në jetën e saj.
Ajo edhe pas 25 vjetësh tregoi se kujt i tregoi për herë të parë lajmin.
“Sot është 15 prill. Mua m’ka ndodhë më 14 prill. Unë me 15 prill kam qenë në shtabin e UÇK-së në Stanovc i Epërm për herë të parë. E kam lajmëruar rastin në UÇK menjëherë më 15 prill. Krejt shpresën e mbështetjen e kam pasë aty. Më kanë pritë mirë. Komandanti ka qenë i anës tonë. Më ofrojshin medikamente për shkak se në mënyrë të vazhdueshme e humbja vetëdijen. Unë e them gjithmonë se pa përkrahjen e familjes nuk kisha mujtë me ia dalë. Përkrahja më e madhe duhet të vijë nga familja. Nëna ime e ka përjetu më shumë se unë këtë ngjarje”, tha Krasniqi-Goodman.
Ajo tregoi se si kishte humbur rasti i saj në gjykatë.
“Të kisha mujtë me i mbajtë mend ma mirë dhe ndoshta drejtësia do të shkonte në vend. E kam pasë frikën që nuk i kam shiku shenjat edhe më shumë. Rasti jem është humbë për shkak të fotografisë që e kanë hekë si lloj dëshmie dhe është për keqardhje që një gjyqtare kosovare të ma humbë rastin për atë lloj fotografie pasi ka pasë shumë dëshmitar të tjerë”, tha ajo.
Krasniqi-Goodman tregoi momentin e ballafaqimit me të akuzuarit për dhunimin e saj.
“Unë kam qenë në Dallas, e gjykata ka qenë në Mitrovicë dhe dy dhunuesit kanë qenë aty. Ka qenë seancë e hapur dhe kam pasur video-lidhje dhe e kam pasur shumë të vështirë. Është dashtë çdo detaj të dhunimit me e rrëfye dhe aty ka qenë edhe vëllai im që pati ardhë nga Gjermania për me qenë afër meje dhe gjatë rrëfimit vetëm ka qenë. Dhe për herë të parë ka kuptuar gjithçka që ka ndodhë. E rasti jem ka humbë dhe personat nuk janë dënu”, tha ajo.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…