Vasfije Krasniqi-Goodman tha se sot në mëngjes e kishte thirr një grua, të cilën e kishin larguar nga shtëpia së bashku më fëmijët e saj.
Gruaja është njëra nga të mbijetuarat që u dhunua nga forcat serbe, e cila ishte vetëm 13 vjecarë gjatë luftës.
Vasfija tha se shpesh ka menduar qysh kanë me reagu njerëzit kur të kuptojnë se cfarë i ka ndodhur vajzave dhe të tjerëve nga kriminelet, dhe se ka mendu se tani pas 20 viteve kanë fillu me i përkrahë, por ajo e kuptoi se nuk është ashtu.
Postimi i plotë:
Unë shpesh kam medu se qysh kan me reagu njerzit kur te kuptoin se cfar na ka ndodhur ne fmive-vajzave dhe të tjerëve nga kriminelët, dhe kam mendu që të pakten kan me fillu me i përkrahur edhe pse vonë pas 20 vitesh, por eshe sot edhe gjithë kemi nevoi për. Sot kur diten fillova me rutinen e njejt, duke menduar rreth gjerave të përditshme, me thërret njera nga të mbijetuarat e cila ishte vetëm 13 vjeqare gjat luftes, por ajo sot me jap lajmin e trishtueshëm se e kan përzënë nga shtëpia, duke e lanun në rrugë me fëmijë, dhe ky rast më tronditi shumë, dhe unë ndjehem e pafuqishme që të bëjë dicka për atë familje! sikur ajo të kishte vllazni sikur te mit dhe të tjerët kurr nuk kishte me i ndodhun kjo.