Pasditen e së dielës pritjet në pikë kalimet kufitare për të lëshuar Kosovën kanë vazhduar të jenë të larta.
Bashkatdhetarët që ishin në Kosovë, po vazhdojnë kthimin në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Kjo ka bërë që në disa pikë kalime kufitare të ketë kolona të gjata në dalje.
Sipas informatave që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme, në pikë kalimin kufitar në Merdar, kolonat janë deri në 800 metra dhe pritja në dalje është nga 180 deri në 200 minuta.
Në hyrje të Merdarit nuk ka pritje pos procedurave të zakonshme administrative.
Kurse, në pikë kalimin tjetër kufitar me Serbinë, Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë nga 30 deri në 40 minuta, derisa radhët nuk e kalojnë 200 metërshin.
Pritje më të shkurtra ka në tri pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë.
Ndërsa, në Jarinjë, pritjet në dalje janë nga 15 deri në 20 minuta, në Muçibabë dhe Mutivodë qytetarët duhet të presin deri në dhjetë minuta për ta lëshuar Kosovën.
Kolona e veturave në Jarinjë shkon deri në 100 metra derisa në Muçibabë dhe Mutivodë deri në 50 metra.
Të dhënat e përditësuara janë të orës 17:30.