Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), gjeneral-lejtant Herzi Halevi tha të hënën se sulmi i Iranit ndaj Izraelit “do të përballet me kundërpërgjigje”.
“Irani donte të dëmtonte aftësitë strategjike të shtetit të Izraelit, kjo është diçka që nuk ka ndodhur në të kaluarën,” tha Halevi teksa iu drejtua trupave në bazën ajrore Nevatim, e cila u godit nga sulmi, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.
“Ne ishim të përgatitur në operacionin ‘Mburoja e Hekurt’, kjo përgatitje solli Iranin të kishte edhe epërsinë ajrore, të cilën ju e shprehët (e manifestuat) shumë mirë”, tha ai.
Halevi tha se Izraeli kishte informacione për sulmin e Iranit që nga e hëna e kaluar, duke shtuar se Izraeli është “shtet i fortë dhe di se si ta trajtojë vetë”.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari përforcoi mesazhin e shefit të shtabit gjatë një konference për media.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me një kundërpërgjigje të mundshme izraelite, Hagari theksoi se ushtria izraelite do të duhet të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për të mbrojtur Izraelin.
“Dhe ne do ta bëjmë atë në kohën që zgjedhim ne”, tha ai.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…