KRYESORE

Vazhdojnë thumbat në Nju Jork, Vuçiq -Thaçit: Unë flas nesër në OKB, kur do ta bësh ti?

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje gjatë ditës e ka gjuajtur me fjalë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, duke thënë se do të kishte dëshirë që ta takonte por që ai po ‘shëtitët korridoreve të New York-ut”.

Pas kësaj deklarate nuk ka munguar as kundërpërgjigja e Hashim Thaçit, i cili e cilësojë një gjë të tillë si qesharake, duke i thënë Vuçiqit që nëse ka hyrë nga tavani në selinë e OKB’së, atëherë përfaqësuesit e Kosovës kanë hyrë nga dera.

“Mua më vjen mirë që Vuçiç ka hyrë në dyert e OKB-së përmes njerëzve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër dëshiroj të theksoj se këto që thotë Vuçiç janë qesharake. Nëse ai ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së, ne kemi hyrë nga dera”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë ndaj këtyre deklaratave të Thaçit nuk ka mundur të qëndroj pa reaguar Vuçiq.

Vuçiq thotë se do të flas nesër në sallën e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara pavarësisht asaj nëse ka hyrë nga tavani apo nga dera, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë ka pyetur presidentin e Republikës së Kosovës se kur do të flasë në atë sallë.

“Ndoshta unë kam hyrë nga tavani. Unë nuk e di nga ka hyrë ai, por unë do të flas nesër në sallën e madhe të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara, dhe meqë thua ti, Hashim, kur do të flisni ju? Asnjëherë. Serbia është në Kombet e Bashkuara, dhe ju nuk jeni. Dhe është mirë që ta dini këtë, të mendoni rreth asaj se çfarë dëshironi në të ardhmen, nëse dëshironi kompromis apo të vazhdoni të jeni ndryshe”, ka thënë Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago