BOTA

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina ishte në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Autoritetet polake kanë krijuar një zonë përjashtimi, duke u pamundësuar gazetarëve dhe aktivistëve humanitarë qasjen në zonën ku po arrijnë mijëra emigrantë nga vende si Iraku dhe Siria.

Kryeministri polak: Miliona migrantë mund të arrijnë në Evropë nëse nuk ashpërsohen kontrollet

Miçalovo dhe qytete tjera në afërsi të kufirit, kanë organizuar qendra të ndihmave humanitare për të ndihmuar sado pak emigrantët që arrijnë të kalojnë pengesat kufitare. Autoritetet lokale thonë se masat e ndërmarra në kufi kanë pakësuar dukshëm fluksin e emigrantëve nga Bjellorusia në Poloni.

“Situata po ndryshon çdo ditë. Tani, me praninë e shtuar të ushtarëve dhe rojeve kufitare është më e lehtë. Po bëjmë aq sa mundemi. Ne ofrojmë ndihmë për rojet kufitare, sepse çdo ditë dikush e kalon kufirin”, thotë për Zërin e Amerikës, Konsrad Sikora, nënkryetar i Bashkisë së Miçalovos.

Por aktivistët kritikojnë qeverinë që nuk po lejon ata të ndihmojnë emigrantët në nevojë.

“Na duhet ndihmë humanitare më afër kufirit. Po i bëjmë thirrje të vazhdueshme qeverisë të na lejojnë”, thotë aktivisti Purtas Pur.

Putini kritikon Perëndimin, por thotë se Rusia është e hapur për dialog
Mijëra njerëz janë mbledhur në pyjet në afërsi të kufirit në temperatura shumë të ulëta. Aktivistët polakë thonë se emigrantët që arrijnë të kalojnë kufirin po kthehen në Bjellorusi nga rojet kufitare të Polonisë, siç ndodhi me një familje të madhe kurde.

“Në atë familje ishin pesë fëmijë. Nuk kishin ngrënë për nëntë ditë në pjesën bjelloruse të kufirit. Po atë natë që arritën të futen në Poloni, u rikthyen në Bjellorusi”, thotë aktivistja Joana Aisha Iwinska.

Aktivistë për të drejtat e njeriut mendojnë se akuzat mes Varshavës dhe Minskut duhet të ndalen, në mënyrë që kjo krizë humanitare – ndër më të rëndat së fundmi në Evropë – të përfundojë.

“Duhet të gjejmë një mënyrë për të qetësuar situatën dhe të përqëndrohemi në dhënien fund të vuajtjeve”, thotë Dunjha Mijatoviç, Komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës.

Kriza politike dhe mbi të gjitha ajo humanitare po vazhdon, duke u pamundësuar grupeve humanitare të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe gazetarëve të tregojnë historitë e tyre./VOA/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago