Vazhdon tradita: Plagosen për tokë në Vushtrri

Një person është plagosur me armë zjarri në këmbë pas një mosmarrëveshje lidhur me një pronë.

I dyshuari ka plagosur në këmbë viktimën pas një mosmarrëveshje lidhur me pronën, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Kurse me vendim të prokurorit i dyshuari që ka gjuajtur me armë zjarri është dërguar në paraburgim.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, rasti dyshohet se ka ndodhë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pronë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë 7.65mm. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.