LAJME

Zbuloni planetët ku bie shi diamantesh

Nëse njeriu një ditë do të arrinte të ndërtonte një anije kozmike të aftë për të depërtuar në atmosferën e Neptunit, atëherë do të përjetonte ecjen nëpër një dush diamantesh.

Sipas kërkimeve të reja të kryera nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh dhe të botuar në “Nature Astronomy” , planetët ku mund të korren diamante do të ishin të shumtë. Ashtu si në Neptun, edhe në Uran formimi i kristaleve të diamantit bëhet i mundur nga dy faktorë të pranishëm në thellësi të atmosferës së tyre: presionet e larta dhe temperaturat e larta. Këto kushte zbërthejnë hidrokarburet si metani në atome individuale, duke lejuar që atomet e karbonit të bashkohen për të formuar molekula diamanti në gjendje të ngurtë, të cilat mund të krijojnë struktura gjithnjë e më të mëdha.

Bazuar në hulumtimin e kryer në studimin e fundit, në të cilin proceset e formimit të diamantit u simuluan në mjedise laboratorike, u zbulua se temperaturat dhe presionet për të shkaktuar formimin e diamanteve janë më të ulëta sesa mendohej më parë. Kjo do të bënte të mundur reshjet e diamantit jo vetëm në planetë të mëdhenj si Urani, por edhe në planetë të ngjashëm më të vegjël të gaztë: ata quhen “mini-Neptune” dhe qindra prej tyre janë zbuluar jashtë sistemit tonë diellor.

Shefi i studimit Siegfried Glenzer nga “SLAC National Accelerator Laboratory” nënvizon se “ky zbulim jo vetëm që thellon njohuritë tona për planetët tanë të akullt lokalë, por gjithashtu ka implikime për të kuptuar procese të ngjashme në ekzoplanetët përtej Sistemit tonë Diellor”.

Ajo që zbuluan Glenzer dhe kolegët e tij mund të shpjegojë gjithashtu disa karakteristika aktualisht të pakuptueshme të fushave magnetike të Uranit dhe Neptunit.

Studiuesit përdorën XFEL të Evropës, një instrument 3.4 kilometra i gjatë që prodhon presione jashtëzakonisht intensive.

Duke lidhur atë që është zbuluar me planetët tanë dhe ato të sistemeve të tjera diellore, mund të supozohet se diamantet mund të formohen në një thellësi më të ulët se ç’vlerësohet. Ndërsa grimcat e diamantit bien drejt qendrës së planetit, duke tërhequr gazin dhe akullin me vete, ato mund të ndikojnë ndjeshëm në fushat magnetike.

Ndryshe nga Toka, planetët si Neptuni dhe Urani nuk kanë fusha magnetike simetrike, por prania e diamanteve në rënie të lirë mund të ndihmojë në shpjegimin e kësaj anomalie.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago