“Vdekja ime do jetë në ndërgjegjen tuaj” Fjalët e fundit të Adelinës para se të hidhej nga ura. Dëshmia e saj arrestoi 40 trafikantë por e dëbuan nga Roma

Është publikuar në rrjetet sociale vieoja e Adelijna Sejdinit, pak para se të vetëvritej duke u hedhur nga një urë.

Në viedo gruaja paralajmëron se gjestin po e merr pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet policore për të mos shkelur 1 vit në territorin e kryeqytetit Romë.

“Unë do vdes se do vdes nga kanceri , e di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kenë fatin që kam pasur unë. Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, tju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje ” thotë Adelina në video.

47 vjeçarja shqiptare, e rrëmbyer, rrahur dhe përdhunuar për 22 vite me dëshminë e saj çoi në arrestimin e 40 shfrytëzuesve të prostitucionit.

Ajo u vetëvrarë në Romë, më 8 nëntor 2021.  Alma Sejdini, isht e njohur në kronikat italiane për kurajon e saj në denoncimin e anëtarëve të një bande kriminale që e shfrytëzonin dhe e dhunonin për të punuar si prostitutë rruge.

Ora News siguron dokumentet mes të cilave dhe urdhrin e dëbimit të Adelinës nga territori i Romës i cili ishte firmosur më 5 nëntor 2021, tre ditë para se të kryente aktin tragjik.

Adelina kishte një  faqe fb “Adelina 113” që pas vetëvrasjes rezultoi e mbyllur.

Italia s’i dha mbrojtjen e premtuar, vetëvritet shqiptarja që shkatërroi organizatën e prostitucionit

Denoncoi abuzuesit nuk mori kurrë nënshtetësi

Alma Sejdini, historinë e së cilës e kemi përcjellë dhe më parë në kronikat e RTV Ora e Ora News, jetonte prej shumë vitesh në Leçe të Italisë e njihej me emrin Adelina.

Shqiptarja kishte mbërritur në Romë, për të kërkuar ndihmë nga autoritetet italiane e nga vetë Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, për lejen e saj të qëndrimit, ku rezultonte “person pa nënshtetësi” nën emërtimin apolide.

Alma Sejdini kishte hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare  e ishte e frikësuar të kthehej në Shqipëri për shkak të historisë së saj e denoncimit kurajoz që vuri në pranga 40 persona e  denoncoi 80 të tjerë.

Në tentativë për të tërhequr vëmendjen, Alma Sejdini pak ditë më parë kishte mbërritur në Romë nga Leçe, qyteti ku banonte. Përpara selisë së Minsitrisë së Brendshme i vuri flakën trupit të saj por falë kalimtarëve të rastësishëm mundi të shpëtoj me plagë të lehta.

Pas kurimit për disa orë në sptialin Santo Spirito të Romës, shqiptarja Almba Sejdini i dha fund jetës duke u hedhur nga një mbikalim hekurudhor.
Shqiptarja ishte me status invalidi 100% e sëmurë prej kohësh me tumor e në pamundësi për të punuar për shkak të kurave të forta mjekësore.

Prej vitit 2019 i kishte kërkuar Ministrisë së Brendshme italiane marrjen e nënshtetësisë italiane, gjë që do e ndihmonte në kurimin e gjëndejn ekonomike për jetën e vështirë që po kalonte.