Ndërron jetë në Spitalin e Traumës Ragip Hajdini, i njohur si Daja nga Kosova, i arrestuar për grabitjen e 9 prillit në Rinas.
Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes. Familjarët kanë shkuar pë ta takuar Hajdinin, por nuk janë lejuar nga bluzat e bardha, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
50 vjecari vuante nga një sëmundje e rëndë.
Kush ishte Ragip Hajdini, i arrestuari i 6 për grabitjen në Rinas
Personi i 6 i arrestuar si i dyshuar për grabitjen në Rinas i cili njihet edhe me nofkën “daja” ka qenë me precedentë të mëparshëm kriminalë.
Ragip Hajdini nga Peja e Kosovës i arrestuar në zonat përreth Kavajës për grabitjen në Rinas është i njohur për drejtësinë.
Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, që tha se “daja” nga Kosova ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.
Ragip Hajdini rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë.
Për grabitjen në Rinas, u arrestuan ndër të tjera Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.