Një aksident tragjik mbrëmjen e sotme i ka marrë jetën kirurgut vaskular, Dr Jetmir Gashit.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur kardiologu, Ardian Shala përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
“Jetmiri një djalë i jashtëzakonshëm, punëtor i pashoq, shok i mirë sot iku në botën tjetër duke na lënë të shokuar e pa fjalë të gjithëve”, ka shkruar mes tjerash Shala.
Tutje, ai u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve, pacientëve dhe të gjithëve atyre që e njohën.
Postimi i plotë:
I trishtë dhe pikëllues lajmi për ndarjen nga kjo jetë,në një aksident trafiku, të kolegut, mikut e shokut tonë Dr Jetmir Gashi, kirurg vaskular.
Jetmiri një djalë i jashtëzakonshëm, punëtor i pashoq, shok i mirë sot iku në botën tjetër duke na lënë të shokuar e pa fjalë të gjithëve.
Doktor Jetmir pusho i qetë në botën tjetër!
Ngushëllime familjes,kolegëve, pacientëve dhe të gjithëve që e njohën.