Vdes njëri nga kosovarët që u ther me thikë në Gjermani nga kolegu shqiptar

Në orët e hershme të së shtunës një shqiptar 33-vjeçar, që punonte moler, theri me thikë në Nymphenburg të Gjermanisë dy kolegët e tij, shefin 50-vjeçar dhe një punonjës 28-vjeçar, të dy me origjinë kosovaro-serbe.

Viktimat ishin goditur në fyt, gjoks dhe shpinë. Ata u dërguan në spital, por njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, raporton “Abendzeitung Munchen”.

28-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa 50-vjeçari është ende në gjendje kritike.

Shqiptari 33-vjeçar është dërguar në Klinikë të Psikiatrisë. Ende nuk dihet arsyeja që çoi te konfrontimi mes tyre.