Një vizitë të papritur të martën pas mesnatës e kishte pasur deputeti i NISMA’s, Haxhi Shala. Atij në shtëpi në orën 01:00 i kishin shkuar dy mysafirë të paftuar. presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Këta dy kishin mision që ta bindnin Shalën për të ndërruar mendjen për t’i dhënë votën pro, Qeverisë së Avdullah Hotit, raporton Gazeta Express.
I ftuar në Frontal tek Arsim Lani, deputeti Shala ka dhënë detaje për takimin që kishte pasur me Thaçin e Haradinaj.
“Për mu kanë ardh si miq të vjetër. As si kam thirre as si kamë ftu, veç kur i kam pa te shrëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj. Unë iu thash që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i ktheje prapa. Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam. Ka mujt edhe Limaj një telefonatë me ma ba, e më thanë jemi në këtë gjendje. Në Prishtinë erdhën në shpi. Më erdh mirë kur i pash dytë bashkë. Bilez unë me shaka iu thash ‘ra Albini iu bani bashkë. Kanë ardhur në ora 01 të natës e pastaj ndenjtë gogja shumë”, ka deklaruar Shala
Haxhi Shala i çel letrat, tregon me cilin ministër të NISMA-s i ka mbetur hatri
Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Haxhi Shala, ka qenë një prej emrave më të diskutuar ditëve të fundit pas deklarimit të tij se nuk do të votojë për qeverinë e Avdullah Hotit, pavarësisht se partia e tij kishte lidhur koalicion.
Deputeti i NISMA’s ka thënë se problemi i tij nuk ka qenë me qeverinë e Avdullah Hotit por me zhvillimet brenda partisë së tij.
Shala në FRONTAL të T7 ka thënë se i ka mbetur hatri me emërimin e Skënder Reqicës për herë të dytë ministër, duke thënë se i njëjti nuk i ka sjellë vota partisë, raporton Gazeta Express.
“Unë i kam vërejtjet e mia për ministrat. Për njërin s’kam vërejtje dhe ai është Vesel Krasniqi, Skënder Reqica është djal i mirë, partia ia ka dhënë mundësinë një herë. Dhe kur ta jep partia mundësinë një herë, duhet fituar vota pastaj. Ne e kemi bërë ministër jashtë Malishevës, për t’i sjellë vota partisë. Ai është ministër për hatër të bacit Jakup”, ka thënë Shala në FROTNAL.
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…