Kompania Apple ka paralajmëruar hajnat që morën pajisje iPhone nga dyqanet e saj gjatë trazirave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Këta telefona monitorohen në mënyrë elektronike dhe duhet të kthehen”, tha kompania.
Sipas CNN, Apple po i paaftëson telefonat e vjedhur nga dyqanet e tij, duke i bërë të papërdorshëm, dhe fotografitë që tregojnë mesazhin e kompanisë të destinuar për hajdutë u shfaqën në rrjetet sociale këtë javë.
Dyqanet e Apple në SHBA filluan të hapen pas disa muajve pushim për shkak të koronavirusit, por dyqanet e kompanisë në Nju Jork, Filadelfia dhe Uashington, u shënjestruan nga vandalët dhe hajdutët pas shpërthimit të protestave për vdekjen George Floyd në Minneapolis.
Përveç faktit se telefonat e vjedhur ishin të paaftësuar dhe të gjurmuar nga kompania, hajdutët u informuan me mesazhe se në cilat dyqane mund t’i kthejnë telefonat e vjedhur.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…