LAJME

Veliaj agjëron në burg, Curri: Përpara se të kërkojë lutjet, të shohë se ku qëndron me mëkatet

“Mëkate politikanësh”, ishte tema e kësaj të marte në Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Imam Ilir Curri i pyetur nga moderatorja për lutjet që Veliaj i ka kërkuar besimatrëve, deklaroi se përpara se njeriu të kërkojë lutjet e besimtarëve, duhet të kërkojë se ku qëndron me mëkatet.

Ai nënvizoi se njeriu kur pendohet tek Zoti, e gjen Zotin mëkatfalës, vetëm me një përjashtim, kur ke ngrënë hakun e dikujt tjetër

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Veliaj ka kërkuar veçanërisht lutjet e besimtarëve myslimanë, ndërkohë edhe agjëron në muajin e bekuar të Ramazanit. Lutjet shkojnë për t’ja lehtësuar pozitat apo për të dhënë drejtësi?

Curri: Në këtë vend kemi nevojë për politikanë të ndershëm, të drejtë, dhe drejtësinë e vendosin më së miri ata që kanë frikë nga Zoti. Përpara se njeriu të kërkojë lutjet e besimtarëve, ai duhet të kërkojë se ku qëndron me mëkatet. Ne u themi atyre që nuk janë në burg, mendoni për veprimet tuaja, për të mos përfunduar atje. Burgu për ata që hanë djersën e tjetrit, (dhe nuk po flas për Veliajn këtu), edhe nëse i shpëton ligjit, nuk i shpëton Zotit. Njeriu kur pendohet tek Zoti, e gjen Zotin mëkatfalës, vetëm me një përjashtim, kur ke ngrënë hakun e dikujt tjetër.

Në kushte të caktuara shumë njerëz kanë bërë veprime nga ata të ndryshmit dhe ju ka dashur të bëjnë burg për t’u bërë njerëz më të mirë. Nëse njeriu nuk merr vesh me të mirë, është ligji që e kthen dhe bën më të mirë, për ta thënë në gjuhë popullore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago