FOTO&VIDEO

Veliu urdhëron Policinë që të mbyllë shkollat në veri të Mitrovicës

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka mbajtur sot, një takim koordinues me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, për të ndërmarrë të gjitha veprimet që kanë dalë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për masat parandaluese të Corona Virus COVID-19.

Më këtë rast ministri Veliu ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas këtij vendimi, dhe ka kërkuar në veçanti që të gjitha shkollat që veprojnë në veri të Kosovës dhe që punojnë me plan-programe të Serbisë të mbyllen sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim është konstatuar që tashmë janë bërë të gjitha veprimet e duhura dhe tashmë të gjitha ato shkolla janë të mbyllura dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, deri në vendimin tjetër të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Veliu ka vënë në funksion të gjitha mekanizmat e sigurisë që veprojnë në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të jenë në gatishmëri të plotë për çfarëdo nevoje në menaxhimin e pandemisë që ka përfshirë shumë vende të botës.

Ministri Veliu kërkon nga qytetarët e Kosovës që të kenë maturi, të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin me kujdes të gjitha udhëzimet që dalin nga institucionet e vendit, sepse vetëm kështu të gjithë së bashku do të tejkalojmë këtë situatë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago