Grupi i krijuar nga militantët e Vetëvendosjes të cilëve ju prin vëllai i Fitore Pacollit, kanë bërë thirrje që t’i bëjnë presion Presidentit amerikan, Donald Trump në faqen e tij në Twitter.
Anëtarë dhe militantë të Vetëvendosjes, janë mobilizuar në rrjetin social Facebook, ku po bëjnë thirrje që të bëjnë presion ndaj Shtëpisë së Bardhë, konkretisht Presidentit amerikan, Donald Trump.
Këtij grupi të militantëve ku janë mbi 200 mijë pjesëtarë, kryesia e VV’së po i bënë thirrje që në faqen e Trumpit në Twitter të shkruhet për mos rrëzimin e qeverisë ‘’legjitime’’, siç e quajnë ata, edhe pse është rrëzuar me 82 vota për.