Kreu i Çeçenisë, dhe shërbetori i Putinit, Ramzan Kadyrov, në kanalin e tij telegram akuzoi autoritetet turke për “mbrojtjen e terroristëve që kanë kryer krime në Rusi”. Kadyrov i bëri thirrje presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që të vendosë nëse Turqia mbështet terroristët apo mbron “marrëdhënie transparente dhe të ndershme” me Rusinë.
Ai shtoi se nuk mund ta imagjinonte se Rusia mund të vepronte kështu ndaj udhëheqjes turke dhe të pranonte “organizata terroriste që duan ta vrasin Erdoganin”.
“Përndryshe, për sa kohë që kriminelët kërkohen dhe sulmuesit u jepet azil në Turqi, pasi ata haptas organizojnë tubime duke aloduar për parkun Dzhokhar Dudayev , i hapur në dhjetor në qytetin Körfez në Turqinë veriperëndimore, ne kemi të drejtë të përgjigjemi,” tha sudimtari i egër çeçen.
Ai beson se do të ishte logjike që pala ruse të përjetësonte themeluesin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, Abdullah Ojelan, në Grozny, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në një burg në Turqi.
Kadyrov gjithashtu i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme ruse që t’i kushtojë vëmendje dhe të marrë masa diplomatike, pasi “veprimet aktuale të autoriteteve turke janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për marrëdhëniet ruso-turke”.
Kadyrov iu drejtua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, duke theksuar se veprimet e Ankarasë janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për marrëdhëniet ruso-turke dhe bëri thirrje për marrjen e masave diplomatike.
Dzhokhar Dudayev ishte në krye të kryengritësvee çeçenë dhe u vetëshpall president i “Republikës Çeçene të Ichkeria”, e cila është shpallur organizatë terroriste në Rusi. Ai u vra në vitin 1996. Një park me emrin e tij u hap më 10 dhjetor në Turqi.