Dy vëllezërit, Daniel dhe Mikel Hoxha prej 13 vitesh nga kthimi në vendlindjen e tyre në fshatin Suk 2 në Roskovec kanë nisur ngritjen e serave dhe kultivimin e perimeve duke vijuar edhe sot.
Danieli tregon se këtë biznes e kanë nisur fillimisht me ngritjen e një sere prej 1,5 dynym dhe sot, në sajë të punës dhe përfitimeve kanë arritur në mbi 1,5 ha sera me perime ku kultivojnë kryesisht tranguj, domate të cilat eksportohen në vendet e rajonit, Europë dhe deri ne vendet baltike.
Danieli thotë se ky vit ka qenë më i mirë nga ai i kaluar, jo vetëm për rritjen e prodhimit, çmimet e tregut por edhe për grumbullim dhe shitje për eksport. Ai deklaron se ka të punësuar në punë sezonale rreth 25 – 50 punonjës në kohën e pikut të sezonit.
Por kësaj iniciative i janë bashkuar edhe fermerë të tjerë në këtë zonë duke ngritur një koperacion. Fermeri, Fatjon Cepele po nga kjo zonë e Sukut 2 në Roskovec është shprehur se edhe ai ka ngritur sera në gati 1 ha dhe ky bashkim i ka mundësuar edhe një treg të sigurt grumbullimi dhe shitje.
Në bashkinë Roskovec janë 250 ha sera diellore dhe 12 pika grumbullimi të fruta- perimeve.
Sasia e perimeve që prodhohet në sera është 12000 ton në vit dhe nga kjo sasi rreth 70-75% (8500ton) shkon për export në vendet e Ballkanit dhe Europës, pjesa tjetër shkon për konsum në tregun vendas.
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…