FOTO&VIDEO

Vëllezërve të dehur ua vjedhin 1 mijë euro në parkingun e “HIB”-it, njëri prej tyre habitet e shkon në veturë me hajnat

Një rast më i pazakontë i vjedhjes ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në parkingun e kompanisë “Hib Petrol”, në Bresje të Fushë Kosovës, ku tre persona kanë vjedhur para në një veturë. Sinjali mëson se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje që dy vëllezër të dehur kishin mes vete, situatë kjo që u shfrytëzua nga hajnat, të cilët hynë në veturën e tyre dhe vodhën mijëra euro.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se tre të dyshuarit, me qëllim të përfitimit nga mosmarrëveshje që kishin dy vëllezërit, ua vodhën rreth 1 mijë euro nga vetura dhe u larguan me një automjet tjetër, por që për dallim nga rastet e tjera, ata morën e vete edhe njërin nga vëllezërit të cilit ia vodhën paratë.

Të njëjtit ndonëse u larguan nga vendi i ngjarjes, nuk arritën t’iu iknin Policisë, pasi u kapën në një pompë të derivateve dhe u shoqëruan në stacionin policor në Fushë Kosovë.

Por çka u gjet në veturën e vëllezërve?

Sinjali mëson se posa njësitë policore morën informacionin për këtë rast, dolën në vendin e ngjarjes, në parkingun e “Hib Petrol”, ku u gjet vetura e dy vëllezërve, e dëmtuar, pasi dyshohet se njëri prej tyre, derisa ishte i dehur e kishte thyer njërin nga xhamat.

Për të mbledhur prova për rastin, Policia ka kontrolluar veturën, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar edhe mbi 6000 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informatave të çara, Prokurori ka dhënë urdhër të rasti të iniciohet vetëm si “vjedhje”, derisa të merren në pyetje palët ë përfshira në rast.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago