Vëmendje, ja vendimet e marra nga Ministria e Shëndetësisë për të gjitha komunat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri të ditur sonte se tash e tutje vendimet lidhur me rekomandimet që bëhen për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19, do të merren nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Indeksonline ka arritur të sigurojë vendimet e marra nga kjo ministri lidhur me orarin e qarkullimit të qytetarëve dhe veturave përgjatë kësaj pandemie, raporton Indeksonline.

Në shumicën prej komunave orari i qarkullimit është i njëjtë nga ora 06:00 deri në ora 17:00.

Vendimet për secilën komunë veç e veç hyn në fuqi që nga dita e nesërme dhe vlejnë deri në një vendim tjetër.

Kosova po vazhdon të përballet me COVID-19, ku numri i të infektuarve është 283, 52 të shëruar dhe shtatë viktima.