LAJME

Maqedonci: FSK-ja po trajnon ushtarë holandezë për operacione të kërkim – shpëtimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në FSK po trajnon edhe ushtarë holandezë për operacione të kësaj natyre.

Maqedonci tha se është hera e parë që këto trajnime të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe po paguhen duke gjeneruar kështu të hyra në këtë Ministri.

“Dhe së fundmi kemi pasur edhe 66 pjesëtarë të njësive të kërkim-shpëtimit të Holandës të cilët janë trajnuar në Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së dhe çka është për t’u theksuar çka mund të jetë edhe ekskluzivitet sepse nuk është thënë më herët nga ne, është që është hera e parë që ky trajnim paguhet nga Holanda”, tha ministri Maqedonci.

Ai shtoi se kjo qendër e FSK-së po trajnon ushtarë nga shumë vende të rajonit dhe më gjerë.

“Ne zhvillojmë trajnime edhe në Kosovë ku vendet partnere sjellin personel për t’u trajnuar. E kemi Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit në Pomozotin që është pjesë e gardës kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Disa shtete kanë sjellë personel për t’u trajnuar në Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, kemi pas nga Malta, nga Italia, nga Britania e Madhe. Kemi pas personel nga Rajoni pra nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut. Kemi pas edhe personel që Jordania i ka sjell në Kosovë për t’i trajnuar në Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, kemi edhe personel që vije edhe nga vendet tjera”, tha Maqedonci, në Tëvë1.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago