LAJME

Vende për 400 mijë punëtorë të kualifikuar, Gjermania lehtëson rregullat e punës

Qeveria gjermane njoftoi sot se planifikon të lehtësojë rregullat ligjore për hyrjen e emigrantëve që vijnë nga vendet jashtë BE-së, me qëllim që të mundësojë ardhjen e punëtorëve të kualifikuar që i duhen Gjermanisë.

Qeveria ra dakord për një projektligj që do të ndihmonte migrantët e mundshëm nga jashtë BE-së me njohjen e aftësive dhe kualifikimeve.

Mungesa e punëtorëve kërcënon planet ambicioze të Gjermanisë për të inkurajuar futjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, u tha gazetarëve ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, shkruan Euronews.

Habeck theksoi se Gjermania e dinte prej vitesh se do të kishte një problem demografik.Ndërsa, ministri gjerman i Punës Hubertus Heil tha se Gjermania ka punë të shkëlqyera për të ofruar dhe se duhet të forcojë imazhin e saj jashtë vendit dhe vlerësoi se është në interesin e Gjermanisë të paraqitet si një shoqëri kozmopolite. Propozimi ligjor, meqë ra fjala, duhet të diskutohet dhe miratohet nga parlamenti gjerman.

Ekspertët thonë se Gjermania ka nevojë për rreth 400,000 punëtorë migrantë të kualifikuar çdo vit, veçanërisht për të plotësuar vendet e lira të punës në fushën e kujdesit shëndetësor, IT dhe ndërtimit, njoftoi agjencia amerikane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

56 minuta ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

1 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Kam humbur babanë dhe gruan”, Khamenei: Do të marrim hak për dëshmorët tanë

Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

8 orë ago