Parlamenti i Greqisë ka miratuar legalizimin e martesës civile të personave të të njëjtit seks pas një debati 36 orësh të ligjvënësve, në një moment kur opinioni publik është shfaqur i dyzuar.
Gazetari i Top Channel, Aleksandër Marku, raporton se nga 300 deputetë, votuan 254 prej tyre, përkatësisht 176 pro, 76 kundër dhe 2 abstenuan.
107 deputeë të shumicës parlamentare të Demokracisë së Re votuan pro, 20 kundër, 31 nuk erdhën fare në seancë. Gjithashtu nga partia socialiste PASOK 11 deputetë kanë abstenuar, 1 nga partia Syriza dhe 2 deputetë muslimanë nga partia e Majta e Re.
Projektligji historik i hartuar nga qeveria e konservatore kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është mbështetur edhe nga katër parti të krahut të majtë, përfshirë partinë kryesore opozitare Syriza dhe ky ka qenë shkaku që është miratuar pasi rreth 30 deputetë të Demokracisë së Re nuk janë paraqitur në votim.
Tre partitë e vogla opozitare të ekstremit të djathtë si dhe Partia Komuniste kanë votuar kundër.
Projektligji në fjalë përveç legalizimit të martesave , u jep të drejta të plota prindërore partnerëve të të njëjtit seks ndaj fëmijëve të tyre. Greqia bëhet kështu vendi i parë ortodoks që lejon martesat e homoseksualëve.
Por ligji i ri përjashton çiftet homoseksuale të bëhen prindër përmes nënave surrogate.
Greqia ka aprovuar me ligj bashkëjetesën e personave të të njëjti seks prej vitit 2015, por jo të drejtën e martesës dhe atë të kujdestarisë ligjore si nga prindi biologjik ashtu edhe nga partneri.
Kundërshtimi kryesor ndaj projektligjit të ri ka ardhur nga Kisha Greke, e cila gjithashtu nuk e miraton martesën e homoseksualëve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…